Transmetuar më 31-10-2021, 08:59

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Milot-Mamurras.
Uniformat blu bëjnë me dije se, në vendin e quajturquajtur “Fusha e e Sportit ” automjeti me drejtues shtetasin V.M., 34 vjeç, banues në Durrës është përplasur me biçiklistin shtetasin D.K., 60 vjeç, banues në Laç.
60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Kurbinit, për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





