Transmetuar më 30-10-2021, 21:37

Po afrojnë ditët me shi.

Duke nisur nga mbrëmja e sotme do ketë përkeqësim të kushteve të motit që do të vazhdojë edhe në ditët që vijnë.

Në Greqi, autoritetet kanë paralajmëruar se reshjet e shiut dhe stuhi të mundshme lokale do të godasin brigjet e Egjeut Lindor gjatë mbrëmjes së të shtunës deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Vranësira të përkohshme pritet të ketë kryesisht në juglindje dhe jug të vendit me reshje lokale në Peleponez, Ciklad, ishujt e Egjeut Lindor, Kretë dhe Dodekanez.

Këto kushte atmosferike do të sjellin edhe ulje të ndjeshme të temperaturave nga -1 gradë ndërsa vlerat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 13 gradë.

Imazhi satelitor tregoi ciklonin mesdhetar “Nearchos” që lëviz në rajonin e Mesdheut Lindor. Sipas të dhënave të fundit, ai do të zhvendoset ngadalë në 24 orët e ardhshme.