
"Na falni, kjo faqe nuk është në dispozicion". Ky është shkrimi që iu shfaqet atyre që kërkojnë profilin e Mauro Icardit në Instagram. Llogaria e sulmuesit të PSG aktualisht është e çaktivizuar.
Çfarë ka ndodhur vallë? A ka mundësi që kriza e përjetuar javën e kaluar me gruan e tij Wanda Nara të ketë lidhje me këtë zhdukje nga hapësira e stërmadhe virtuale?
Mbrëmjen e djeshme, pasi luajti pjesën e dytë kundër Lille, ish-kapiteni i Interit mori pjesë në një festë, të organizuar për ditëlindjen e Hakimi. Në profilin e Wanda Nara ka shumë postime që dokumentojnë festën.
Gjithashtu Verratti dhe gruaja e tij kanë ndarë foto dhe video të mbrëmjes së gëzueshme. Kush e di, nëse kjo festë ka ndikuar në vendimin e Icardit për ta mbyllur, – të paktën për momentin, – profilin e tij në këtë rrjet social.
Kujtojmë se për më shumë se dhjetë ditë, "Wandagate" pushtoi mediat e botës. Çifti u përfshi në një histori, që i çoi palët drejt divorcit. Trashtia e pretenduar e futbollistit bëri që gruaja dhe agjentja e tij të kërkonte ndarjen. Pastaj nisi "pajtimi" virtual i Icardi, me postime të shumta, deri në letrën publike të Wanda, e cila konfirmoi të vazhdonin bashkë për hir të dashurisë dhe familjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





