Transmetuar më 30-10-2021, 13:38

Ndonjëherë është e vështirë për të zgjedhur. Kjo gjë vlen edhe për Saumel Eto’o. Ai fitoi shumë me Barcelonën, gjithashtu me Interin, por cilën skuadër zgjedh mes tyre?

“Është e njëjta dashuri si për babin dhe mamin. Unë nuk mund të zgjedh. Arrita te Barça falë Joan Laporta. Shkova të luaja për Barcelonën, sepse ai insistoi të më merrte.

Më pas, tek Interi takova një lloj ‘zoti’, që është Massimo Moratti. Një burrë i mrekullueshëm dhe i dashur. Personalisht ia dola mirë në të dyja klubet, – tha kamerunasi në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”.

– Sidoqoftë, jam rritur diku tjetër. Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Real Madridit, pavarësisht nga vendimet e disa njerëzve. Presidentët marrin vendime, por gjithsesi do ta mbaj Realin në zemrën time”.

Një pasazh për Mourinhon është i pashmangshëm: "José është një fenomen, i vetmi që shoh të aftë për ta rikthyer Romën në fitimin e titullit të Serie A pas kaq shumë vitesh.

Derbi më i mirë? Pa dyshim, “El Clasico”. Barça-Real Madrid i kalon të gjithë, edhe Inter-Juve. Nuk ka rëndësi nëse luhet në Madrid apo Barcelonë. Aty ndjeni diçka të veçantë.

Është ndeshja më e nxehtë në botë, edhe pse nuk kam luajtur kurrë në Boca-River, për shembull. Ajo klasike luhet deri në vdekje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd