Transmetuar më 30-10-2021, 12:15

Duke folur në mikrofonat e “BoboTV” në Twitch, Antonio Cassano vazhdoi "të vjellë vrer ndaj" Romelu Lukakut: “Është e lehtë të luash në Itali. Në Angli ka ‘kafshë’ të tjera dhe kjo duket. Nëse ke merluc në vend të këmbëve dhe nuk di të lëvizësh, atje je i mbaruar”.

Nicola Ventola iu përgjigj: “Shihemi në maj”. Në fakt, ky nuk ishte sulmi i parë i “Fantantonio” ndaj bomberit belg, që kësaj vere braktisi Interin dhe u kthye te Chelsea.

Më herët pati thënë për të: "Lukaku është duke vuajtur në Angli, ngjitet pas mbrojtësit dhe janë shokët e tij që shkojnë për ta kërkuar. Tuchel nuk duhet të mësojë nga Conte se si ta bëjë Lukakun të luajë.

Një trajner nuk guxon t’ia thotë gjëra të tilla dikujt që ka fituar. Megjithatë, Tuchel mund të kishte marrë të gjitha llojet e sulmuesve, por Lukaku nuk ka lidhje me idenë e tij për futbollin. Te PSG dhe Borussia Dortmundi kishte sulmues të ndryshëm.

Kur luan me Conten, 50 metra larg portës, është e lehtë. Pastaj, të luash në Itali është tjetër gjë, në Angli ka ‘kafshë’ që mbrojnë. Atje është e vështirë, sepse Lukaku nuk ka karakteristika të tilla”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd