
Shkarkimi i Ronald Koeman si trajner i Barcelonës ka hapur papritur skenarë të rinj për pasuesin e tij në stolin blaugrana. Stafi i klubit katalanas ka vendosur të marrë pak kohë për zgjedhjen e re, duke caktuar trajner të përkohshëm Sergi Barjuán, udhërrëfyesin teknik të ekipit B.
Kjo është një zgjedhje thjesht kalimtare, sepse klubi i kryesuar nga Joan Laporta po punon fort për t’ia besuar stolin Xavi, me të cilin duan t’i hapin rrugën një cikli të ri. Spanjolli aktualisht është trajner i Al Sadd në Katar, qysh nga sezoni 2019-2020. Ai është i lidhur me kontratë në vitin 2023.
Duke qenë se nuk ka asnjë klauzolë që mund ta lirojë në rast të një telefonate nga klubi ku ka shkëlqyer, palët po punojnë për të gjetur çelësin, që e zhbllokon situatën. Thashethemet po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse, por ndërkohë Al Sadd ka ndërhyrë zyrtarisht, duke sqaruar me anë të një njoftimi për shtyp qëndrimin e e vet mbi trajnerin:
In response to what’s circulating recently, the #AlSadd management reaffirms that Xavi has a two-year contract with the club and is fully focused on the team’s upcoming matches, to maintain our lead at the top of the league and to defend the title.#AlwaysAlSadd pic.twitter.com/dJP4g0xZBx
— 🏆 #79 Al Sadd SC | نادي السد (@AlsaddSC) October 29, 2021
“Në përgjigje të thashethemeve të fundit, ekipi drejtues i Al Sadd konfirmon se Xavi ka një kontratë dyvjeçare me klubin dhe është plotësisht i fokusuar te sfidat e ardhshme që e presin skuadrën, me synimin për ta mbajtur në krye të renditjes dhe për të mbrojtur titullin".
Nga ana e saj, Barcelona do ta dëshironte Xavi tashmë në stol për ndeshjen e Champions League, të martën, më 2 nëntor ndaj Dynamo Kiev. Nga ana tjetër, megjithatë, ka përballë vullnetin e klubit të Dohas që dëshiron ta mbajë ish-mesfushorin katalanas në kuadër të përplasjes direkte në kampionat me Al-Duahil dhe më pas t’i japë dritën jeshile rikthimit të tij në Barcelonë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





