Transmetuar më 29-10-2021, 09:52

Përditësuar/ Katër tërmete radhazi goditën sot Shqipërinë. Sipas EMSC kanë rënë katër tërmete brenda pak minutash.

Lëkundj e parë u regjistrua në orën 08.04 me epiqendër në zonën e Dibrës me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter. Thellësia e këtij tërmeti ishte vetëm dy kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë është shënuar 4 minuta më pas, 2.7 ballë.

Tërmeti i tretë ka qenë më i fortë, me magnitutë 4.7 ballë të shkallës Rihter, ndërsa thellësia 10 km, në orën 08.10.

Ndërsa në orën 08.11 u shënua tërmeti i katërt, 3.6 ballë. Oblesheva në Maqedoni, ishte sipas EMSC, epiqendra e tërmeteve.

Banorët e Shupenzës në Bulqizë kanë menjëherë shtëpitë e tyre duke dalë jashtë, të zënë nga paniku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd