Transmetuar më 27-10-2021, 12:24

Bastian Schweinsteiger tregoi disa anekdota nga karriera e tij gjatë një interviste të zgjeruar me BBC. Pasazhi i periudhës së kaluar te Manchester United, nën drejtimin e José Mourinho, është vërtet interesant.

Një moment që e pa të vihej veçanërisht në pikëpyetje te “Djajtë e Kuq”. Arsyeja duket se lidhet me njërin prej kolegëve historikisht rivalë të portugezit: Pep Guardiolën.

“Nuk kam luajtur shumë me Mourinhon për fat të keq, por gjithsesi e respektoj, – tha Schweinsteiger. Ai është një trajner i madh, që ka fituar kaq shumë trofe. Ishte një situatë e çuditshme dhe e vështirë për mua.

Ai kurrë nuk më shpjegoi pse nuk luaja. Ndoshta ishte sepse kisha luajtur me Pep Guardiolën dhe nuk bëja për të. Futbolli dhe stili i lojës së Pep, padyshim që Mourinhos nuk i pëlqente. Në çdo rast, mua më pëlqente të stërvitesha me të".

Schweinsteiger, pas eksperiencës jo pozitive te Manchester United shkoi për të luajtur në MLS, në fund të vitit 2017. Dy vite më vonë vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur me shumë trofe të fituar si pjesë e Bayern Munich dhe kombëtaren gjermane.