Transmetuar më 27-10-2021, 10:49

Të burgosurit në burgun e Peqinit kanë hyrë në grevë urie një ditë më parë.

Bëhet me dije se ata kanë refuzuar ushqimin dhe kanë hyrë në grevë urie në shenjë proteste, asi kërkojnë që të lejohen takimet me familjarët.

Mësohet se janë rreth 150 të burgosur që kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar që të plotësohet kërkesa e tyre.

Takimet me familjarët janë ndaluar për shkak të situatës nga pandemia e Covid-19 për të parandaluar përhapjen e virusit brenda ambienteve të burgut.