Transmetuar më 27-10-2021, 11:55

SHBA – Kinë: Zyrtarë të lartë të dy vendeve mbajnë videobisedime mbi çështjet ekonomike-tregtare

Zëvendëskryeministri kinez Liu He dhe drejtuesi i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik Kinës-SHBA, mbajti një bisedë nëpërmjet videos me sekretaren e Thesarit të ShBA-së Janet Yellen të martën në mëngjes.

Të dy palët zhvilluan shkëmbime praktike, të sinqerta dhe konstruktive mbi situatën makroekonomike dhe bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh.

Ata ranë dakord që, në sfondin kur rimëkëmbja ekonomike e botës është në moment kritik, është e rëndësishme që Kina dhe ShBA-ja të forcojnë komunikimin dhe koordinimin e makropolitikave.

Pala kineze shprehu shqetësim për çështjet e ndryshme, përfshi heqjen e tarifave dhe sanksioneve shtesë nga pala amerikane dhe trajtimin e drejtë të ndërmarrjeve kineze.

Të dy palët ranë gjithashtu dakord që të ruajnë komunikimin.