Transmetuar më 27-10-2021, 09:22

Nuk ka qetësi për Cristiano Ronaldon, i cili po kalon një periudhë të vështirë në Angli. Manchester United i tij u poshtërua rëndë nga Liverpool, teksa u mund 5-0 në “Old Trafford”, të dielën.

Portugezi tregoi shenja të qarta nervozizmi, duke shkuar deri në përleshje me Jones dhe van Dijk. Sidoqoftë, problemet e tij nuk mbarojnë në fushë. 36-vjeçari i "Djajve të Kuq" do të duhet të prishë tashmë një pjesë të vilës së tij luksoze në Geres.

Rezidenca luksoze e pesë herë fituesit të "Topit të Artë" ndodhet në veri të Portugalisë, por është cilësuar si e paligjshme nga autoritetet. Duket se problemi qëndron te shkelja e lejes së ndërtimit nga kampioni luzitan në pronën e ëndrrave gati 3 milionë euro.

Antiga casa de Ronaldo no Gerês não será demolida porque crime prescreveu —  DNOTICIAS.PT

Kreu i këshillit lokal, Manuel Tibo, konfirmoi se CR7 do të duhet të prishë fushën e tenisit dhe një shtesë tjetër, ndoshta rezidencën e një shërbyeseje, sepse nuk parashikohen në dizajnin origjinal të vilës.

“Ronaldo ka ndërtuar edhe jashtë zonës së planifikuar dhe kjo është e paligjshme”, – tha Tibo. Siç raporton “The Sun”, dokumentet e këshillit tregojnë se Cristiano tashmë e ka pranuar shkeljen ligjore dhe ka aplikuar për leje prishjeje në emër të tij.

E thënë ndryshe, do të heqë qafe (nga halli) fushën e tenisit prej gati 300 metrash katrorë dhe aneksin 115 metra katrorë deri në mars 2022. Ndërkohë, vila e tij në Torino kërkon një pronar të ri…