Transmetuar më 27-10-2021, 08:00

Milan mundi Torinon 1-0 në “San Siro” dhe mori fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e Serie A. Kjo ishte fitorja e pestë radhazi në shtëpi dhe mbi të gjitha, në pritje të përgjigjes së Napolit, kapi kreun i vetëm. Stefano Pioli, duke folur për DAZN pas bilbilit të trefishtë të fundit, komentoi performancën e kuqezinjve:

“Jam shumë i kënaqur, sepse e kontrolluam lojën. Është e vështirë të luash kundër Torinos. Pastaj, për ne ishte ndeshja e katërt në dhjetë ditë. Në pjesën e parë rrezikuam pak, nuk ishim aq dinamikë sa duhej, më pas rrezikuam diçka në fund të ndeshjes kur kundërshtari nuk kishte asgjë për të humbur. Ne morëm në shtëpi një fitore të komplikuar, por të merituar”.

Edhe ndaj Torinos pamë një Leao shumë të prirur për sakrificë: “Jam krenar për të gjithë djemtë. Nuk më befasojnë më, sepse i njoh dhe e di sa mund të më japin. Jo vetëm Leao, i gjithë ekipi punoi shumë. Në pjesën e dytë e ulëm pak presionin dhe kur kjo ndodh mund të rrezikosh pak më shumë”.

Milani tregoi dëshirë të madhe për të fituar: “Është pjesë e mentalitetit dhe punës sonë të përditshme. Seancat tona nuk janë shumë të gjata, por duhet të jenë intensive. Duhet të përgatitesh gjatë javës për të luajtur një lloj futbolli, pastaj sigurisht, duke luajtur çdo tri ditë, përgatitesh pak më pak. Jam shumë i kënaqur edhe me dëshirën për të vuajtur, kishim edhe momente të komplikuara në pjesën e dytë, por u rigrupuam dhe morëm tri pikë të rëndësishme”.

Pioli mund të llogarisë një grup lojtarësh shumë të kompletuar: “Klubi dhe stafi teknik kanë qenë shumë të mirë për të ndërtuar një grup kaq të kompletuar. Ne duhet të vazhdojmë kështu, me këtë frymë. Nuk e shikoj Napolin, e pashë për herë të parë të dielën e kaluar kundër Romës, sepse ka një trajner shumë të fortë”.