Transmetuar më 26-10-2021, 18:16

Mësohet se disa të dënuari në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë refuzuar ditën e sotme ushqimin.
Shkak për nisjen e grevës është bërë mungesa e takimeve me familjarët e tyre si pasojë e rregullave anti-covid.
Vendimi nuk ka gjetur përkrahjen e të dënuarve të tjerë. Por grupi që refuzoi ka bërë me dije se do ta përshkallëzojë grevën nëse nuk dëgjohet zëri i tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





