Transmetuar më 26-10-2021, 14:54

Në mikrofonat e “Rai Radio2”, gjatë formatit “I Lunatici”, Ilaria D’Amico, prezantuesja e njohur televizive italiane, gruaja e Gigi Buffon, kujtoi një episod të pakëndshëm në fillimet e karrierës së saj:

"Kur isha shumë e re në profesion, nëse kam takuar ndonjëherë dikë që u përpoq të më bënte propozime të një lloji të caktuar? Po, një herë u gjenda në një situatë shumë të sikletshme. Unë tashmë e kisha nisur punën si gazetare, ishin vitet e para.

PHOTOS. Qui est Ilaria d'Amico, la compagne de Gianluigi Buffo... - Closer

Drejtori më thirri në zyrën e tij dhe e gjeta me muzikë romantike në sfond. Pastaj filluam të flisnim mbi punën dhe ai nisi të më masazhonte qafën… Ishte një sinjal i qartë. Ai ishte drejtori i redaksisë ku punoja. Sidoqoftë, dola nga situata, ia largova duart dhe dola jashtë.

E tregova këtë shembull thelbësor për t’iu dhënë kurajo të gjitha vajzave të reja dhe për të frikësuar ata që gjenden në pozita të caktuara pushteti. Për arsye të shëndosha, civilizimi dhe dinjiteti, duhet të shmangin sjellje të tilla.

Gianluigi Buffon and stunning wife look in incredible shape as pair take  dip in river ahead of Juventus' Serie A return

Asokohe, unë arrita të dilja nga situata në rrugë diplomatike. Dhe pastaj marrëdhëniet vazhduan në mënyrë të qytetëruar. Megjithatë, është një moment shumë, shumë i pakëndshëm, të cilin nuk e harroj dot. Nëna ime më ka mësuar gjithmonë të jem e respektuar, duke respektuar para së gjithash veten”.

Ilaria D’Amico më pas foli për Gigi Buffon, me të cilin është çift i qëndrueshëm prej vitit 2014: "Jam e vetëdijshme se ai thotë çdo vit marrëzira (qesh). Gigi arrin në një moment të caktuar sa të më premtojë se do të kemi një verë të pabesueshme përpara, se do të bëjmë një udhëtim për të zbuluar Italinë.

Italian Buffon chases Champions League dream in France - CGTN

Pastaj, sa herë mbërrin muaji maj, ai ka marrë tashmë vendime të tjera. Anon më tepër nga pjesa profesionale, futbolli. Për futbollistët e rinj ai është model talenti dhe motivimi. Ama, familjes i ka hyrë pak në hak…"

Ilaria D’Amico zbuloi edhe arsyen pse mbështet Lazion: "Sa më shumë të punosh në sport, aq më pak je tifoze e pastër. Sidoqoftë, unë u bëra me Lazion sepse ishte skuadra më origjinale. Në vitet ’80, Roma ishte shumë e fortë dhe Lazio vuante. Të brohorisja për Lazion ishte më romantike”.