
Nga e diela e deri më sot në spitalin e Krujës janë paraqitur qindra qytetarë me shenja helmimi. Deri më tani mendohet se helmimi ka ndodhur nga uji i pijshëm.
Sipas të dhënave edhe sot vazhdojnë të paraqiten në spital.
Lidhur me numrin e paraqitur deri më tani ka folur edhe drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta.
Drejtoresha e Spitalit Yllka Sheta: Nga e diela kanë marrë mjekim 300 qytetarë të cilët kanë shfaqur shenja helmimi.
Ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se në qytet janë vetëm 2 depozita uji të pijshëm. Dyshohet se shkak për këtë helmim është bërë bashkimi i kanalizimeve të ujërave të zeza me ato të ujit të pijshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





