Transmetuar më 26-10-2021, 07:44

Përplasje me armë zjarri në Prishtinë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një person në lagjen Ulpiana.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas policisë, rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij“, ka thënë ai.