Transmetuar më 25-10-2021, 20:41

Ka mjaftuar vetëm një minutë lojë dhe arbitri ndërprit ndeshjen e derbit të shumëpritur mes Partizanit dhe Tiranës.

Shkak tymi dhe flakadanët e hedhur në fushën e blertë.

Të dy tifozeritë hedhin fishekzjarrë dhe kapitenët e skuadrave flasin me mbështetësit përkatës që situata të qetësohet.

Pas rreth 5 minutash ndërprerje, ndeshja më në fund rifillon nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, është një sfidë shumë e rëndësishme për renditjen e kampionatit, por sidomos për prestigjin për të dy skuadrat.