Transmetuar më 25-10-2021, 13:05

Italia ka ashpërsuar masat për qytetarët shqiptarë. Shqipëria del nga lista e vendeve D e ministrisë së Shëndetësisë Italiane dhe hyn në listën E.

Hyrja nga Shqipëria në Itali dhe i personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri lejohen vetëm për motive pune, shëndeti, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës.

Lajmi konfirmohet nga Ministria italiane e Shëndetësisë. Ky vendim në fuqi prej datës 26 tetor 2021 deri në 15 dhjetor 2021.

Për ata që vijnë nga Shqipëria, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanadaja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Jordania, Libani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Katari, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut, Republika e Koresë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Singapori, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina, Tajvani, Hong Kongu dhe Rajonet e Posaçme Administrative të Macau, udhëtarëve nuk u kërkohet t’i nënshtrohen izolimit 5-ditor të besimit me kusht që të paraqesin të dyja certifikatën e vaksinimit dhe testin molekular ose antigjenike të kryer brenda 72 orëve para hyrjes në Itali.