Transmetuar më 25-10-2021, 12:17

Filippo Inzaghi u bë baba për herë të parë. Trajneri 48-vjeçar italian e ndau njoftimin në rrjetet sociale. Në foto shihet byzylyku ​​i Edoardo-s dhe një koment plot dashuri: “Gjithçka”.

Pippo ka qenë pranë partneres së tij, Angela Robusti, 31 vjeçe, që prej pasdites së të shtunës. Trajneri ka hequr dorë nga të ulurit në stolin e Brescia në fundjavë, në derbin e Serie B me Cremonese, të luajtur në "Rigamonti".

Në vend të tij, në pankinë ishte zëvendësi i besuar, Maurizio D’Angelo, teksa Inzaghi e udhëzoi në distancë nga spitali. Ky është gëzimi më i madh për ish-sulmuesin e Milanit dhe të kombëtares axurre.

Partnerja e ish-sulmuesit të shquar kuqezi, Angela, ishte shtruar në maternitet qysh javën e kaluar. Ajo ndau me ndjekësit e saj një fotografi të bukur, në të cilën foshnja sikur donte të "shpërthente" e të dilte nga barku.

Ndërkohë, në profilin e Pippo Inzaghit në Instagram vërshojnë urimet për momentin e lumtur.