Transmetuar më 25-10-2021, 10:47

Las Vegas, Nevada. Një ankand rekord, ai që lejoi koleksionistin Nick Fiorella të bënte të vetën reliken e çmuar. Këto janë atletet e para sportive “Nike”, të mbathura nga Michael Jordan në sezonin e rregullt të NBA, të shitura në ankandin e “Sotheby’s” për 1.472 milionë dollarë.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një palë atlete të shiteshin për kaq shumë para. Siç raportohet nga “Bloomberg”, ato u mbathën në ndeshjen e pestë të Jordan në NBA, në sezonin startues të tij, më 1984.

Jordan, asta da record! Scarpe vendute per 1,4 milioni di dollari

Bëhet fjalë për të njëjtin vit, kur “Nike” dhe Jordan krijuan bashkë linjën e atleteve dhe rrobave sportive. Kujtojmë se ky nuk ishte ankandi i parë i gjërave të legjendës së basketbollit amerikan.

Vitin e kaluar, një palë atlete të tjera të tij u shitën për shumën rekord prej 560.000 dollarësh, gati katër herë sa vlerësimi fillestar.

Atletet e autografuara nga “Air Jordan 1s”, të krijuar për Michael Jordan, pritej të shiteshin midis 100.000 deri në 150.000 dollarë në ankandin përkatës, por u blenë shumë më tepër se kaq.