Transmetuar më 24-10-2021, 19:01

Barcelona duket se ndodhet në krizë. Reali Madridit e mposhti 1-2 në Camp Nou

Ndeshja u zhbllokua nga austriaku Alaba në minutën 32, pas një pasi nga Rodrigos në të majtë,.

Në pjesën e dytë Barcelona u përpoq të reagonte, por pa rezultat. Reali u mbrojt dhe në minutën e 94-ët, ku pas një kundërsulmi ishte Lukas Vaskez ai që realizoi të dytin.

Barcelona reagoi në fund me Agueron në minutën e 97-të, por me kaq përfundoi dhe ndeshja me rezultatin 1-2.

Pas kësaj fitoreje, madrilenët rimarrin kreun e klasifikimit teksa e ndajnë me Sevijan me pikë të barabarta, 20 pikë, ndërsa katalanasit renditen në vendin e 8 në kuotën e 15 pikëve.