
Agüero do të jetë një nga fytyrat e reja të “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, këtë fundjavë. Sulmuesi argjentinas do të luajë klasiken e tij të parë me fanellën e Barçës, edhe pse nuk do të jetë hera e parë që do të përballet me Real Madridin.
Gjatë kohës së tij në Evropë, Agüero ka luajtur për Atlético Madrid dhe Manchester City. Të dyja skuadrat janë përballur në shumë raste me “Los Blancos” dhe në asnjë prej tyre argjentinasi nuk ka arritur fitore.
Me fanellën e “rojiblanocs” luajti 11 derbe madrilenësh dhe bilanci është 3 barazime dhe 8 humbje. Në fazën e radhës të karrierës, me fanellën e Manchester City, ai u përballën në tri duele me të bardhët, duke regjistruar 2 barazime dhe 1 humbje.
Kur bëhet fjalë për rekordet e shënimit, Agüero e di tashmë se çfarë është të shënosh kundër Real Madridit. Me Atlético Madrid e bëri tri herë, ndërsa me Manchester City dy herë. Këtë të diel në “Camp Nou”, argjentinasi do të përpiqet të marrë fitoren e parë kundër Real Madridit, në atë që do të jetë ndeshja e tij e 15-të ndaj këtij kundërshtari.
Aguero, i cili vjen nga tejkalimi i një dëmtimi të rëndë, synon të lëtë gjurmën e tij në këtë ndeshje të shumëpritur jo vetëm në Spanjë, por në mbarë globin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





