Transmetuar më 22-10-2021, 13:27

Postimi i Alec Baldwin në “Twitter” në vitin 2017, i cili kritikonte vrasjen fatale të një polici të Kalifornisë Jugore, po përballet me kritika të ashpra pas të shtënave aksidentale ndaj dy personave në filmin e tij të fundit.

“Pyes veten se si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht dikë”, shkruante 63-vjeçari në atë kohë, në postimin e tij në rrjetin social.

Me këtë postim, aktori po komentonte një oficer policie në Huntington Beach, i cili luftonte me një të ri përpara një dyqani, përpara se të nxirrte armën dhe të qëllonte.

Ndërkohë të enjten pasdite, Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau drejtoreshën e fotografisë së filmit, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin, Joel Souza.

Vdekja tragjike e 42-vjeçares u shkaktua nga një armë zjarri që gjuajti aktori gjatë xhirimit të filmit të fundit të tij. Në një deklaratë të dhënë fillimisht për “The Sun”, sherifi i Qarkut Santa Fe, Juan Rios, zbuloi: “Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan në xhirimet e Rust”.

“42-vjeçarja dhe 48-vjeçari u qëlluan kur një armë zjarri mbështetëse u shkrep nga producenti dhe aktori, Alec Baldwin”, tha Rios, i cili konfirmoi gjithashtu se ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj 63-vjeçarit.

Megjithatë hetimet mbeten në vazhdim pasi dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet përkatëse.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd