
Nëse me Max Allegrin nuk zgjati më shumë se 4 vite, por me siguri dashuria mes nënës dhe vajzës do të vazhdojë përgjithmonë.
Pas përfundimit të lidhjes me trajnerin e Juventusit, Ambra Angiolini, e cila po përpiqet të rikuperojë buzëqeshjen e humbur, ka vendosur të gdhendë në lëkurën e saj lidhjen e pashlyeshme me vajzën e saj të parë, Jolanda, nëpërmjet një tatuazhi.
17- vjeçarja, nga martesa e mëparshme me Renga, ditët e fundit e ka mbrojtur publikisht nënën e saj me rastin e polemikave që u ngritën pas dorëzimit të “Tapirit të Artë” nga “Striscia la Notizia”.
Të bashkuara, nënë e bijë kanë zgjedhur një imazh, njëra pjesë e të cilit plotëson tjetrën, për të vulosur marrëdhënien e tyre madhështore. Jolanda ka bërë tatuazh një figurë femre në profil duke fryrë me buzë…, ndërsa Ambra një kokë luleradhiqje, që në gjuhën e luleve simbolizon forcë, shpresë dhe besim.
“Në fund u binda nga Jolanda Renga… Një ‘përgjithmonë’ që nuk mund të refuzohej, por përqafohet me sytë në zemër”, – ka shkruar Ambra në Instagram, ku ka postuar disa foto, në të cilat shihet tatuazhi i sapo bërë.
Gjesti pushtoi fansat e shumtë të aktores, të cilët lanë komente të ëmbla nën postim. Mes mesazheve të shumta erdhi edhe ai i Francesco Renga, i cili u bë pak xheloz dhe shkroi: “Oh mirë”, pasuar nga një buzëqeshje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





