

Drejtoresha e një shkolle në Tiranë dha dorëheqjen sot.
Vendimi erdhi pasi më herët u raportua njç incident mes dy mësueseve të kësaj shkolle.
Incidenti u shoqërua me përplasje verbale dhe fizike.
Pas ngjarjes, dy arsimtarët u pezulluan nga puna.
Vendimi u mor nga Zyra Vendimore e Arsimit në Tiranë.
Sipas policisë sherri nisi në një lokal në afërsi të shkollës në kryeqytet, ku fillimisht janë konfliktuar verbalisht, e më pas kanë përfshirë edhe familjarët e tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






