Transmetuar më 15-10-2021, 10:22

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mori pjesë në një ndeshje bamirësie futbolli, në mbështetje të spitaleve, që po luftojnë me pandeminë e Covid-19 prej dy vitesh. Kreu i shtetit transalpin luajti në rolin e mesfushorit, me fanellën e ekipit që bashkonte lojtarët historikë të “Le Bleus” dhe më gjerë.

Pas një puthjeje nga gruaja e tij, Brigitte, 43-vjeçari ishte i buzëqeshur teksa doli në fushën e Poissy, jashtë Parisit, së bashku me ish-mbrojtësin ndërkombëtar Marcel Desailly dhe ish-trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Presidenti francez mori brohoritje nga tifozët qysh me prekjen e parë të topit dhe iu dha mjaft hapësirë nga kundërshtarët e stërngarkuar, të cilët u tërhoqën në mënyrë mbrojtëse, ndërsa ai përparonte me :sferën” në këmbë.

Tifozit të Marseille iu lejua gjithashtu të merrte një penallti, të cilën e ktheu në golin e barazimit me një goditje në qendër të portës kundërshtare. Macron, i cili luante futboll në universitet dhe është një tenist i etur, e kishte kaluar ditën duke vizituar vendet e ndërtimit për Lojërat Olimpike të “Paris 2024”.

Macron's teammates included former Arsenal manager Arsène Wenger.

"Qëllimi nuk është thjesht marrja e medaljeve, por vendosja e sportit në zemrën e kombit", – u tha ai gazetarëve, duke njoftuar 200 milionë euro për objekte të reja sportive. Partia dhe ndihmësit e tij politikë po përgatiten për zgjedhjet presidenciale në prillin e ardhshëm, kur kreu i shtetit francez pritet të kërkojë një mandat të dytë.

President Macron plays the ball during a football match as part of the celebration of the fiftieth anniversary of the 'Varietes club de France'.

Një sondazh i ri, i botuar të enjten, tregoi se ai doli i pari në raundin e parë, me 24-28 për qind të votave, më pas fitonte balotazhin e raundit të dytë. Analistët thonë se zgjedhjet mbeten shumë të paparashikueshme, megjithatë, me një rritje të ekspertit të mediave nga ekstremi i djathtë, Eric Zemmour, javët e fundit, duke demonstruar se sa shpejt mund të ndryshojë ndjenja e votuesve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd