Transmetuar më 15-10-2021, 09:26

Është "dita zero" për Ambra Angiolini, aktoren italiane që i dha fund marrëdhënies së saj 4-vjeçare me trajnerin e Juves, Massimiliano Allegri. Divorci u zyrtarizua edhe në media, teksa kulmi u arrit me dhënien e “Tapiri të Artë”, çka bëri që njerëzit të debatojnë.

Më poshtë janë fjalët e thëna nga Ambra Angiolini në një lidhje direkte për “Radio Capital”: "Dita zero ekziston për të gjithë, është një moment në të cilin nuk fitoni, nuk humbni, por duhet t’ia filloni përsëri.

Il messaggio condiviso da Yolanda Renga via Instagram

Ndodh që largoheni nga njerëzit, të cilët bëhen kujtime, nga ata që nuk mbeten, në jetën tënde nga ata që kurrë nuk kanë qenë atje… Quhet ditë zero, sepse ajo që pason zeron gjithçka. Ka gjithmonë një fillim dhe fillimet nuk e njohin humbjen".

Ndërkohë, aktorja, pas mbrojtjes që mori në rrjetet sociale nga Jolanda, vajza e saj me kantautorin Francesco Renga, e falënderoi atë publikisht përmes profilit në Instagram: "E sjellshme dhe guximtare, ylli im".

 Ambra dhe Allegri ishin bashkë që nga viti 2017 dhe deri vonë, gjithçka dukej se po shkonte mirë. Pikërisht për të bashkëjetuar me trajnerin bardhezi, aktorja ishte transferuar nga Brescia në Milano kohët e fundit. Pastaj, vetëm gushtin e kaluar, Angiolini kishte mbrojtur me “thonj”, përmes rrjeteve sociale, partnerin e saj nga një “hater” që e ofendonte pas një ndeshjeje. Shkaku i ndarjes, sipas mediave italiane, është tradhtia e trajnerit, gjë të cilën Ambra nuk e ka toleruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd