Transmetuar më 14-10-2021, 09:06

Ulja e temperaturave në të gjithë vendin ka bërë që të bjerë bora e parë në male.

Zonat malore në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës në orët e para të mëngjesit.

Temperaturat kanë rënë në nivelet 3°.

Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.

Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.

Po ashtu reshje dëbore janë regjistruar edhe në malet e zonës veriore dhe në male të tjera të larta në vend.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd