Transmetuar më 13-10-2021, 19:50

Janë emëruar tre zv.ministra të rinj në Qeverinë ‘Rama 3’.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello është emëruar në postin e zv.ministres së Turizmit dhe Mjedisit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë, ku janë emëruar edhe dy zv.ministra të tjerë.

Përkatësisht, Enio Civici është emëruar zv.ministër i Bujqësisë dhe Denada Seferi zv.ministre e Shëndetësisë.

Ndërkohë, po në këtë mbledhje qeveria ka miratuar edhe dy projektligje për daljen në tregjet financiare ndërkombëtare për marrjen e të paktën 500 milionë eurove borxh.