Transmetuar më 13-10-2021, 10:16

"Courtois tha marrëzira". Pa shumë fjalë, Rafael Van der Vaart sulmon numrin një të Belgjikës, i cili në prag të finales për vendin e tretë dhe të katërt të Ligës së Kombeve kundër Italisë, ishte ankuar për shumë ndeshje në kalendar.

"Është një ndeshje e pakuptimtë, për të cilën askush nuk interesohet. Ne luajmë shumë ndeshje, por nuk jemi robotë”, – tha portieri i Real Madridit.

Përgjigja e ish-mesfushorit të Tottenham dhe Real Madridit nuk vonoi, i cili tha për mikrofonat e “Nos Sport”: "Unë mendoj se çfarë tha Courtois është e pakuptimtë. Ju jeni duke luajtur futboll, paguheni shumë mirë dhe pastaj keni gjashtë muaj pushime. Të jesh futbollist nënkupton një orar të ngjeshur. Ne të gjithë e kemi përjetuar këtë".

Van der Vaart ishte shumë i ashpër, sidomos kur vihet në dukje se kalendarët janë shumë më të ngjeshur sot sesa disa kohë më parë. Ai përsëriti:

"Courtois po ulërin kot. Të luash ndeshje është gjëja më e mirë që ekziston për një futbollist. Përveç kësaj, ai është një portier. A mendoni se Bijlow, numri një i Holandës, i cili luajti dje kundër Gjibraltarit, është i lodhur?"