Transmetuar më 13-10-2021, 11:15

Pas katër vitesh dashurie, historia mes Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri do të merrte fund. Për të treguar detajet e lamtumirës është e përjavshmja “Chi”, e cila rindërton sfondin e një krize që filloi pak para bllokimit prej pandemisë dhe më pas rezultoi në një “armëpushim”, por jo përfundimtar.

Sipas revistës, aktorja u përpoq ta ruante lidhjen deri në fund, duke u ekspozuar edhe në rrjetet sociale për të mbrojtur partnerin e saj, trajnerin e Juventusit, nga fyerjet e marra për performancën e dobët të ekipit bardhezi në javët e para të kampionatit. 54-vjeçari nga Livorno, megjithatë, do të kishte qenë larg saj deri tani, për shkak të transferimit në Torino, por jo vetëm.

Sipas burimeve të “Chi”, në fakt, fundi i historisë së dashurisë do të vinte nga një tradhti e trajnerit. Kjo do ta bënte lidhjen të pakthyeshme. Mungesa e Ambra Angiolini në martesën e Valentina, vajzës së Massimiliano Allegri, do të vërtetonte më tej lamtumirën e çiftit, i cili, për momentin nuk e ka komentuar lajmin.

Në këtë moment delikat, Ambra ka gjetur mbështetje te Francesco Renga, ish-partneri dhe babai i fëmijëve të saj, Jolanda dhe Leonardo, i cili duket se ka qenë pranë aktores, duke e mbështetur. Kjo sigurisht nuk është hera e parë që dalin zëra për një krizë mes Massimiliano Allegri dhe Ambra Angiolini.

Allegri, possibile addio alla Juve per un club europeo: e Ambra?

Tashmë, në prillin e kaluar, një mik i çiftit kishte thënë se gjërat kishin ndryshuar mes tyre, çka u mohua nga aktorja, e cila, gjatë një interviste me “Domenica In”, i quajti thashethemet si lajme të rreme:

"Kjo nuk është e vërtetë! Më parë kam menduar se dashuria duhet të më shpëtojë, tani unë shpëtoj veten. Personi që është pranë meje është një vlerë e shtuar, nuk është diçka pa të cilin mund të vdes".

Allegri in love, con Ambra va alla grande. Ma le polemiche incombono sulla  Juventus - Gol di Tacco a Spillo

Disa javë më vonë, në fakt, fotot që e portretizuan atë me partnerin e saj konfirmuan qëndrueshmërinë e një lidhjeje, e cila, megjithatë, tani përshkruhet si përfundimisht e mbyllur.