Transmetuar më 12-10-2021, 23:57

Bllokoi pretendentin e Topit të Artë, Lewandovskin, Marash Kumbulla flet pas ndeshjes. Qendërmbrojtësi kuq e zi u shpreh: “Jam krenar për atë që bëmë të gjithë në fushë, nuk jemi të kënaqur me rezultatin, pasi na vjen keq për tifozët. Dhamë 100% në fushë na vjen shumë keq për rezultatin.

Mendoj se duhet të mbanim më shumë topin kur shkuam në sulm, por Polonia është ekip i madh dhe ne e kemi treguar veten.

Mungesa e Gjimshitit? Lojtarë si ai na mungojnë shumë jo vetëm mua, por të gjithëve, megjithatë Veseli dhe Ismajli luajtën shumë mirë sot. Për mua ka rëndësi ekipi, nuk kam çfarë them, na vjen keq për rezultatin, por jemi krenar për ekipin për çfarë dha në fushë”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd