Transmetuar më 12-10-2021, 10:37

Lukaku është rikthyer te Chelsea këtë verë, pasi doli kampion me Interin. Në këtë mënyrë, filloi fazën e tij të dytë në ekipin anglez, pas një aventure të parë që nuk ishte plotësisht e mirë, por që e ndihmoi të mësonte.

Një kohë që ai tani e mban mend në mënyrë pozitive. "Ishte e dhimbshme, por e dobishme, edhe pse do të thoja më e dobishme, sepse më dha mentalitetin dhe mendësinë që më duhej të bëhesha lojtari që jam sot.

Ekipi ishte shumë i mirë, por askush nuk e pa punën shtesë që bëmë pas stërvitjes. Në moshën 18 vjeç, unë pashë çdo ditë se sa shumë punuan lojtarët e rinj, – thotë sulmuesi në faqen e internetit të Chelsea. – Aty kuptova se çfarë duhej bërë për t’u bërë lojtari i duhur”.

Tani është kthyer te Chelsea, por edhe më parë mund ta bënte këtë: "Unë kisha dy shanse për t’u kthyer te Chelsea, më 2016 dhe 2017, por kjo nuk ndodhi për arsye të ndryshme”.

Lukaku ka qenë gjithmonë një lojtar impulsiv, me shumë karakter, diçka që me kalimin e kohës ka arritur ta zbusë: "Unë jam shumë më i qetë. Jam pjekur dhe jam më i qetë. Pasi fitova në Itali, e di më së miri se çfarë duhet për të arritur në majë.

Kjo më ka ndihmuar shumë. Në tri vitet e fundit kam qenë në gjendje të ndërtoj diçka, që mund të më ndihmojë shumë edhe në pjesën tjetër të karrierës sime".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd