Transmetuar më 11-10-2021, 17:11

Atentat në Athinë me protagonistë shqiptarët. Në shënjestër ka qenë një 34-vjeçar.

Ngjarja është bërë publike nga policia greke, ndërsa ka ndodhur një ditë më parë, të dielën ora 11.05. Mediet fqinje raportojnë se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje.

Pamje në vendngjarje

Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

Burri me origjinë shqiptare iu nënshtrua një operacioni të gjatë dje dhe mjekët në spitalin “Gennimatas” luftuan për ta mbajtur gjallë, pasi kishte marrë plumba në bark dhe këmbë.

Në të njëjtën kohë, policia po heton për të gjetur makinën, e cila, siç vlerësojnë ata, e ka transportuar 34-vjeçarin nga një vend tjetër, para se ta linte në afërsi të autostradës që të çon në Lamia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd