Transmetuar më 11-10-2021, 12:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Krujë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Bëhet me dije se një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. D., 20 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 2 pasagjerë. Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





