
Bastian Schweinsteiger është një ikonë e Bayern Munich. Ish-mesfushori luajti për kampionët rekord bavarezë nga viti 1998 deri më 2015. Në vitin 2008, megjithatë, Schweinsteiger ishte gati të transferohej te Interi në Milano, siç zbuloi vetë në fund të finales së Ligës së Kombeve midis Spanjës dhe Francës.
Me Bayernin, Bastian Schweinsteiger e ka fituar titullin kampion tetë herë, Kupën e Gjermanisë shtatë herë dhe Ligën e Kampionëve një herë, saktësisht në 500 ndeshje konkurruese. 37-vjeçari krijoi një epokë me Philipp Lahm. Ata ishin lojtarët e fundit për disa vite që bënë kapërcimin nga akademia e klubit bavarez në ekipin e parë.
Koha e Schweinsteiger te Bayerni përfundoi vetëm kur kaloi te Manchester United më 2015. Por, në vitin 2008, kjo marrëdhënie me bavarezët pothuajse u prish, siç zbuloi sot eksperti sportiv televiziv në ARD.
Sipas planit, përgjegjësit e klubit kishin planifikuar t’ia dorëzonin Interit: "Valixhet e mia për të shkuar në Milano ishin tashmë të mbushura. Në atë kohë, Jürgen Klinsmann ishte trajner. Bayern Munich donte një lojtar tjetër, të quajtur Alexander Hleb, ndaj mendoi të më përfshinte mua si shkëmbim".
Alexander Hleb luajti në Bundesliga për VfB Stuttgart nga viti 2000 deri më 2005, pastaj u transferua tek Arsenali. Në vend që të bashkohej me ekipin e Mynihut, bjellorusi zgjodhi Barcelonën, ku Pep Guardiola u promovua si trajner atë verë.
Kjo i hapi derën Schweinsteiger për të qëndruar te Bayerni: "Kalimi i Hleb te Barcelona i ndryshoi planet. Kjo do të bënte që unë të qëndroja te Bayern Munich. Personalisht u gëzova, sepse doja të qëndroja në Mynih, por situata ishte e tillë. Trajneri Klinasman e mori atë vendim në atë kohë".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





