Transmetuar më 11-10-2021, 08:27

Pas “Euro 2020”, një tjetër “nokaut”. Belgjika fillon ta identifikojë Italinë si “macja e zezë”. Ndeshja e Ligës së Kombeve për vendin e tretë, në fakt vërtetoi humbjen e dytë në disa muaj të “Furive të Kuqe” kundër ekipit kombëtar axurr.

Kevin De Bruyne, pas ndeshjes së luajtur në “Allianz Stadium” të Torinos, i intervistuar nga ‘HLN’ dërgoi një mesazh të qartë për shokët dhe tifozët e tij:

"Me gjithë respektin, ne jemi vetëm Belgjika. Jemi një gjeneratë e re dhe sot, gjithashtu na mungonin shumë lojtarë, përfshirë lojtarë të mëdhenj si Hazard dhe Lukaku. Ne duhet të jemi realist; Italia dhe Franca kanë nga 22 top-lojtarë, ne jo".

Një pranim befasues inferioriteti nga De Bruyne, i cili ndjek ka bërë çmos për ta lartësuar kombëtaren belge. Disfata e Torinos e ka frenuar jo pak entuziasmin e tij.

 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd