Transmetuar më 10-10-2021, 16:06

Bie nga lartësia punëtori shqiptar në Itali, përfundon në gjendje të rëndë në spital.

Një 38-vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në kantier në Livorno, në zonën Porta a Mare.

Punëtorët e tjerë të firmës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë shqiptarit të cilin e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndaj administratorit të kompanisë pasi dyshohet se ka neglizhuar kushtet e sigurisë në punë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd