Transmetuar më 10-10-2021, 11:02

Një duel gjigandësh mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury u zhvillua mbrëmë në Amerikë. Boksieri britanik ka arritur të fitojë teksa ka mposhtur me nokaut në raundin e 11-të amerikanin Fury.

Ishte një meç i jashtëzakonshëm ku kishte katër KO, dy për Fury dhe dy të tjerë për Wilder.

Por në nokautin e fundit në raundin e 11-të, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk mund të ngritej më, pasi ishte një goditje brutale nga Fury.

Duke parë të fejuarin e saj të shtrirë në tokë, Telli Swift nuk mund t’i mbante lotët.

Ylli i shfaqjes televizive Wags Atlanta që ka një fëmijë me ‘Bombarduesin e Bronztë’, shpërtheu në lot.

Pamjet e Swift duke qarë janë bërë virale në rrjetet sociale, teksa bukuroshja amerikane nuk gëzon shumë simpati nga tifozët e boksit për shkak të disa deklaratave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd