
Aksidentohen tre pjesëtarë të një familjeje në aksin Levan-Tepelenë.
Makina devijoi nga rruga dhe u kthye përmbys në kanal në fshatin Frakull.
Bëhet me dije nga burime policore se të aksidentuarit janë nga qyteti i Korçës, me banim në Sarandë.
Po të njëjtat burime kanë bërë me dije se destinacioni i tyre ishte Vlora.
Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.
Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan.
Dyshohet se ka qenë dalja nga rruga që solli aksidentin dhe shkak për të ka qenë lagështira në rrugë nga reshjet e orëve të fundit.
Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar pasi mungojnë mbi dhe nënkalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





