Transmetuar më 10-10-2021, 05:05

Kryeministri i Delhit, Arvind Kejriwal, të shtunën paralajmëroi për një krizë të energjisë në kryeqytetin indian për shkak të mungesës së qymyrit, që ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa nga shtetet lindore dhe veriore të vendit.

"Delhi mund të përballet me një krizë të energjisë," tha Kejriwal i cili i kërkoi qeverisë federale të sigurojë furnizimin me qymyr dhe gaz për termocentralet që furnizojnë kryeqytetin.

Ai kujtoi faktin se qyteti strehon qendra strategjike me rëndësi kombëtare dhe furnizimi bëhet kritik për spitalet dhe qendrat e vaksinimit të koronavirusit.

Një mungesë e pjesshme e qymyrit ka shkaktuar mungesë furnizimi në shtete të tilla si Bihar, Rajasthan dhe Jharkhand.

Banorët në këto rajone po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike që arrijnë deri në 14 orë në ditë.

Në Indi, mbi gjysma e 135 termocentraleve punojnë me qymyr. Ato sigurojnë rreth 70% të energjisë elektrike të vendit, por rezervat e këtyre lëndëve djegëse do të zgjasin më pak se tre ditë, raporton Reuters, citon noa.al.

Kërkesa për energji është rritur në Indi pas valës së dytë të pandemisë koronavirus, me rritjen e aktivitetit ekonomik që nxit konsumin e qymyrit në konsumatorin e dytë më të madh në botë të mallrave. /noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd