Transmetuar më 10-10-2021, 03:27

Një aeroplan i forcave ajrore boliviane u rrëzua të shtunën në xhunglën e Amazonës në verilindje të Bolivisë, duke vrarë të gjashtë personat në bord, tha policia.
Dy pilotë ushtarakë dhe katër pasagjerë civilë vdiqën, sipas një raporti të policisë nga rajoni i Beni, ku ndodhi përplasja.
Avioni mori flakë pasi u rrëzua në bimësi të dendur dhe banorët nga komuniteti aty pranë, Agua Dulce, ndihmuan për të shuar flakët.
E paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje, por autoritetet thanë se një hetim ka nisur. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






