
Pas akuzave për korrupsion, ka dhënë dorëheqjen Kancelari austriak Sebastian Kurz.
Ai ka sugjeruar Ministrin e Jashtëm, Alexander Schallenberg, si zëvendësuesin e tij.
Kurz dhe nëntë të tjerë u vunë nën hetim pas kontrollit të hetuesve në një numër vendesh të lidhura me partinë e tij.
Ai mohon pretendimet se ka përdorur paratë e qeverisë për qëllime partiake.
Kurz tha se do të mbetet udhëheqës i partisë së tij ÖVP People’s Party.
35-vjeçari u bë udhëheqës i OVP në maj 2017 dhe e çoi partinë drejt fitores në zgjedhjet më vonë atë vit – duke u bërë, në moshën 31-vjeçare, një nga krerët e qeverive më të rinj në botë të zgjedhur ndonjëherë në mënyrë demokratike.
Akuzat lidhen me periudhën midis 2016 dhe 2018 kur fondet e ministrisë së Financave dyshohet se ishin përdorur për të manipuluar sondazhet e opinionit në favor të OVP.
Kurz dhe nëntë të tjerët, së bashku me tre organizata, janë vënë nën hetim "nën dyshimin për shkelje të besimit, korrupsion dhe ryshfet". Kurz i ka quajtur akuzat kundër tij "të pabaza".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





