Transmetuar më 09-10-2021, 12:53

Një lajm tjetër vërtet shokues për sportin shqiptar. Pas fizioterapistit të kombëtares kuqezi, Ylli Mihali, dhe komentatorit të njohur Kosta Grillo, që e humbën betejën me Covid-19, një tjetër lajm i trishtë vjen nga basketbolli, kësaj here.

Ka qenë vetë Federata Shqiptare e basektbollit, ajo që ka bërë me dije “lajmin që kurrsesi nuk do donim ta ndanim kurrë”:  “Ka ndërruar jetë Daniel Aliaj në moshën 24-vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit, që e njohu së fundi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz, duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës Daniel, i përjetshëm kujtimi yt! Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd