Transmetuar më 08-10-2021, 23:37

Aksident tragjik në Greqi.

Një 51-vjeçar nga Shqipëria ndërroi jetë në Greqi si pasojë e një aksidenti tragjik. Makina me të cilën shqiptari po udhëtonte doli nga rruga në Achaia duke përfunduar në një gropë mbi 4 metra të thellë. Aksidenti ishte fatal për 51-vjeçarin që ndërroi jetë në vend.

Trupi i tij u nxor pas disa orësh nga zjarrfikësit, pasi u bllokua në makinë si pasojë e deformimeve të shumta që pësoi mjeti.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë nga reshjet e shiut

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd