
Messi konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, pasi ka shënuar 672 gola në 778 ndeshje për Barcelonën, midis viteve 2005 dhe 2021, ndërsa ka fituar tituj të shumtë të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve.
Argjentinasi, gjithashtu e fitoi “Topin e Artë” gjashtë herë gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, por u largua nga klubi blaugrana për shkak të problemeve financiare në verë, duke u bashkuar me PSG si transferim falas. 34-vjeçari ka pasur një fillim të ngadalshëm në “Parc des Princes”.
Messi ka shënuar vetëm një herë në pesë ndeshjet e tij të para për skuadrën e Mauricio Pochettino. Mbrojtësi i Troyes, që ka luajtur edhe me kombëtaren franceze më parë, Adil Rami, beson se ai nuk është më kërcënim i vazhdueshëm në një të tretën e fundit të fushës.
Mbrojtësi francezi luajti kundër “magjistarit” trupvogël 12 herë në total gjatë eksperiencave te Valencia dhe Sevilla, pa qenë asnjëherë në anën e fituesit, por nuk pret të ketë aq shumë probleme kur të takohen përsëri në Ligue 1.

"Sigurisht, unë kurrë nuk fitova, por pati ca barazime dhe (duke qeshur) mora katër ose pesë fanella nga ai, – tha Rami për faqen zyrtare të Ligue 1. – Messi ishte shumë i fortë atëherë, ishte gjithmonë pas shpinës sime. Ai rrinte në limitin e pozicionit jashtë loje. Tani duket më shumë një pasues, kështu që është më e lehtë për mbrojtësit të markohet. Unë nuk mendoj se është më në gjendje të bëjë sllallomet e tij unike".
Mbrojtësi i Troyes, gjithashtu ka shprehur admirimin e tij për bashkëlojtarin e ri të Messit, Kylian Mbappe, e ardhmja e të cilit te PSG ka qenë subjekt i shumë spekulimeve muajt e fundit. Real Madridi duket i etur për ta joshur atë.
Rami ishte i kënaqur kur pa që fituesi i Kupës së Botës qëndroi në “Parc des Princes” gjatë kësaj vere dhe mendon se mund të arrijë një nivel të ri ndërsa luan përkrah Messit: "Unë jam një tifoz i madh i Kylian Mbappe dhe shpresoj thellësisht se do ta fitojë Topin e Artë. Jam i lumtur që qëndroi te PSG, sepse Messi do t’i japë atij shumë”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





