Transmetuar më 07-10-2021, 18:02

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën që lidh Sofratikën me Libohovën.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë një prej tyre është përmbysur në kanal.

Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por është lënduar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K. Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia në vendngjarje ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd