Transmetuar më 07-10-2021, 16:19

Tre persona janë plagosur sot në një aksident rrugor që ndodhi pak minuta më parë në Pogradec, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, kur shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq.

Po ashtu u plagos dhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G.

Që të tre u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, por nuk është e qartë gjendja e tyre dhe nëse u rrezikohet jeta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd