Transmetuar më 06-10-2021, 15:22

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së Aldi Ramës. Rezultati i ka dhënë fund spekullimeve nëse 21-vjeçari, që vrau efektivin Saimir Hoxha, u vetvra apo e vranë forcat RENEA.

Shkresa vërteton se vdekja e Aldi Ramës ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë.

Ekspertët thonë se kokën e viktimës janë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit.

Më tej mjekët, pasqyrojnë se në pjesën hyrëse të plumbit, vërehet një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd