Transmetuar më 06-10-2021, 08:23

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve në rrjetin e tij social në Facebook në lidhje me rritjen e çmimeve. Rama shprehet se çmimet nuk kanë lidhje me politikën por me tregun e lirë, pasi tashmë siç thotë ai, nuk jemi në komunizëm kur çmimet i vendoste shteti. Ai shton se kur çmimet rriten në të gjithë planetin, nuk kanë si të ulen në Shqipëri.

Rama shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta. Në lidhje me punësimet në shkolla, Rama thekson se askush nuk futet në arsim pa kaluar përmes portalit duke shtuar se bashkitë nuk kanë lidhje me punësimet në arsim.

Replikat

Komentuesi 1: Përmirësoni punsimin se ne te thjeshteve na kerkoni portalin. Atyre qe kan miq neper bashki, s’ka nevoje portali.

Rama: Nuk futet ne arsim pa portal askush dhe bashkite s’kane lidhje me punesimet ne arsim!

Komentuesi 2: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dite per dite ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buke ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi 3: Rritja eçmimeve ku do shkojme ne pensionistet ne varr ….shkofte gjithe politika e hajdutave….

Rama: Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!